Sacchi: Milani im revolucionarizoi futbollin, sot po e bëjnë ata të dy...

Futboll

Sacchi: Milani im revolucionarizoi futbollin, sot po e bëjnë ata të dy...

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:27
Arrigo Sacchi

Arrigo Sacchi është një zë autoritar në futboll, sidomos kur flitet për të stolat e skuadrave të ndryshme. Kampioni italian, dy herë kampioni europian me Milanin, dha një intervistë për “Daily Mail”, në të cilën thotë se Premier League po jeton një “epokë të artë” falë Klopp, Guardiola dhe Pochettino, ndër të tjerë. "Futbolli i tyre si trajnerë është i ngjashëm me timin. Unë i dua vlerat e tyre, kulturën dhe mentalitetin e tyre. Milani im solli inovacion në futbollin continental e më gjerë, edhe skuadrat e Guardiolës e Klopp vazhdojnë të bëjnë këtë gjë, - shpjegon trajneri italian, i cili qëndron në një linjë me filozofinë e gjermanit e spanjollit. 

- Gjithmonë kisha shkruar në shënimet e mia: fitorja është e rëndësishme, por amplifikohet falë bukurisë së lojës. Personalisht gjykoj se Pep dhe Klopp mendojnë si unë. Ne kemi për detyrë t’i përmbushim shijet e publikut me futbollin që prodhojmë. Të luash futboll është më e vështirë se të flasësh për këtë. Unë gjithmonë dua të jem dominant. Futbolli duhet të jetë mjeshtëri dhe bukuri, muzikë dhe kulturë”.

Përveç Pep dhe Jurgen, Sacchi kishte fjalë të mira edhe për Arsene Wenger e Mauricio Pochettino: "Ata janë të preferuarit e mi. Wenger revolucionarizoi futbollin anglez, ishte me të vërtetë i shkëlqyer”. Italiani e përshkroi kampionatin anglez si "të çmendur" dhe "të shkëlqyeshëm", ndërsa thotë se Premier League po kalon një "epokë të artë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat