Gazetari i sportit kontrabandon migrantët, pushohet nga puna

Futboll

Gazetari i sportit kontrabandon migrantët, pushohet nga puna

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:06
Ilustrim

Televizioni slloven ka larguar nga puna një gazetar të sportit që kontrabandonte emigrantë nga Pakistani.

Reporteri i POP-TV është arrestuar pasi policia zbuloi katër migrantë nga Pakistani javën e kaluar pranë Çatez, në automjetin e tij.

"Na vjen keq për këtë ngjarje. Ne nuk ishim të informuar për sjelljen e gazetarëve të redaksisë sonë sportive jashtë vendit të punës, dhe nuk dimë për ndonjë rrethanë personale në të cilën ai e gjeti veten, " njoftoi POP-TV.

Gazetari, identiteti i të cilit nuk u zbulua nga televizioni, përballet me deri në pesë vjet burg.

Sipas gazetës ‘Slovenske Novice’, bëhet fjalë për 29-vjeçarin me inicialet Zh. L. nga Velenje, i cili ndoqi sportet me motor.

Mediat raportuan se ai filloi të merrej me kontrabandën e migrantëve të paligjshëm për shkak të problemeve financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat