Goran trego, sa para t’i dhanë për Mitrovicë, për ta filluar ndërtimin... dhe a do të vijë ekipi i Serbisë në përurim!

Futboll

Goran trego, sa para t’i dhanë për Mitrovicë, për ta filluar ndërtimin... dhe a do të vijë ekipi i Serbisë në përurim!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:37
Goran trego, sa para t’i dhanë për Mitrovicë, për ta filluar ndërtimin... dhe a do të vijë ekipi i Serbisë në përurim!

Nuk ka asgjë të keqe pse ndërtohet një stadium i futbollit dhe kur garohet në kuadër të Republikës së Kosovës, por të fillojë ndërtimi i një stadiumit me buxhet të Serbisë në tokën e Kosovës, është një rast i paprecedent! Dikush thotë se ky stadium është pasuri e Kosovës dhe në tokën e Kosovës, por dilema është se, çfarë po fshihet pas këtij projekti!

Është e pakapshme për një kokë normale të një njeriut që të shoh një investim të Serbisë në një stadium të ri të futbollit në Mitrovicë dhe pa pasur një leverdi për të ardhmen apo një bisht tjetër, një hile! 

Goran Rakiç (një farë kryetari i Mitrovicës, siç i thonë serbët, Veriut), ditë më parë ka deklaruar se do të ndërtohet stadiumi i ri në qytetin e Mitrovicës, këtë e ka thënë gjatë një ndeshje të ashtuquajtur, sipas tyre në ndeshjen e Kupës së Kosovës dhe Metohijes (Kupa KIM).

“Ky objekt sportiv do të ndërtohet me fondet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, si pjesë e ciklit të investimeve të iniciuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç”, tha Goran Rakiç. Cili është buxheti milionësh që ka ndarë Serbia dhe si është e mundur kjo të ndodhë, që në një shtet tjetër, një shtet tjetër të bëjë çka të dojë! Ku është vendi i saktë që do të ndërtohet stadiumi dhe me lejet të kujt?

Gorani, nuk e ka sqaruar se sa do të kushtojë stadiumi me kapacitetin me 5.000 ulëse?  A mos vallë, se nëse ndërtohet stadiumi dhe siç shihet do të ndërtohet, a do të vijë përfaqësuesja e Serbisë që të bëj përurimin apo Cërvena Zvezda e Beogradit!  

Kjo nuk është larg mendsh të ndodhë! A ishte kjo iniciativë edhe kryetarit të nderit të Cërvena Zvezdës së Beogradit, Dragan Xhajiq, së  bashku me Zvezdan Terziqin (kryetar klubi) dhe Mitar Mërkellën (drejtor sportiv), të cilët ishin vitin e kaluar në Mitrovicë, në fund të nëntorit! Cila do të jetë iniciativa tjetër famëkeqe e Zvezdës dhe çfarë do të bëjnë në atë pjesë të Mitrovicës që kontrollohet nga serbët!

Pse Rakiç nuk kërkon që klubet serbe që janë në territor të Kosovës të luajnë në kuadër të Republikës së Kosovës, në kuadër të garave që organizohen nga FFK, por është frymëzim i garave ilegale, që besa edhe me ndërtimin e stadiumit të ri, modern dhe sigurisht edhe me reflektorë!

Parashikohet që klubi i futbollit fantom Trepça brenda 2-3 viteve të ngritët në elitën e futbollit të Serbisë, ky është edhe plani tjetër serb, prandaj është edhe projekti i ndërtimit të stadiumit që duhet t’i plotësojë edhe kriteret sipas rregullores së Federatës së Futbollit të Serbisë! Heshtja në përgjithësi e institucioneve tona karshi këtij projektit famëkeq serb vërtet është e habitshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat