Batatina: Jemi të motivuar kundër Prishtinës - Bota Sot
Batatina: Jemi të motivuar kundër Prishtinës

Futboll

Batatina: Jemi të motivuar kundër Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:01
Batatina: Jemi të motivuar kundër Prishtinës

Pas pushimit dyjavorë për shkak të aktiviteteve të kombëtareve rikthehen ethet e futbollit në Kampionatin e Kosovës.

Javë që do të sjellë disa takime derbi, si në kryeqytet mes Prishtinës dhe Llapit, në Therandë Ballkani kërcënon Trepçën ’89 dhe sfida kryesore në Gjilan mes Dritës dhe kampionit në fuqi Feronikelit. Dy ndeshjet luhen nesër, ajo mes Prishtinës e Llapit (19.00) dhe Ballkanit e Trepçës ’89 (16.00). 

Prishtina deri me tash ka zhvilluar dy ndeshje, ka një barazim e një humbje, ende nuk e ka shijuar fitoren e parë dhe ka një takim të pazhvilluar me Dukagjinin e Klinës (java e dytë), ndërsa Llapi ka një fitore, një barazim e një humbje në tri takimet e para të elitës së futbollit të Kosovës. Ballafaqimet mes këtyre rivalëve si gjithmonë kanë zgjuar kërshërinë e tifozëve, si ‘Plisat’ e Prishtinës si ‘Legjendat’ e Llapit.

Nga Podujeva pritet që një numër i madh i shikuesve të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në përkrahjen e Llapit. Prishtina ka përparësinë e terrenit dhe synon fitoren e parë në edicionin e ri me kryetrajnerin e ri. prof. Bylbyl Sokoli.

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit, si gjithmonë optimist kërkon që të dalin të pamposhtur nga sfida në kryeqytet që luhet nesër në orën 19.00. Derbi i skuadrave fqinje luhet nën dritat e reflektorëve, ku pritet të jetë me rivalitet të madh, me cilësi dhe me një shikueshmëri të mirë. Llapi është në vend të shtatë me 4 pikë, ka dy me pak se Drita lidere, dhe Prishtina renditet i dhjeti me 1 pikë.

“Ajo çka është me rëndësi, atmosfera shkëlqyer në skuadër dhe puna intensive që është bërë në këtë pushim dhjetëditor. Do të jetë një ndeshje mirë por edhe e vështirë por jemi të motivuar për këtë ndeshje dhe do ta japim ma të mirën nga vetja”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

IPKO Superliga
E premte

Ballkani-Trepça’89    16:00
Prishtina-Llapi    19:00

E shtunë
Drita-Feronikeli    16:00
Drenica-Gjilani    16:00

E diel
Flamurtari-Dukagjini    16:00
Ferizaj-Vushtrria    16:00

Liga e Parë
E shtunë

Drenasi-Istogu
KEK-u-Vllaznia
Ramiz Sadiku-Vëllaznimi
Malisheva-Vitia

E diel
2 Korriku-Arbëria
Besa-Dardana
Onix-Trepça
Ulpiana-Liria

Ndeshjet fillojnë në orën 16.00

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat