Ky do të jetë përforcimi i radhës për Kosovën

Futboll

Ky do të jetë përforcimi i radhës për Kosovën

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:36
Ky do të jetë përforcimi i radhës për Kosovën

Kosova pritet të angazhojë një tjetër lojtar. Për dallim nga ardhjet tjera, kjo e radhës pritet të jetë më e veçantë.

Ai është Nexhip Uysal, kapiteni i Besiktasit, që ka prejardhje nga Kosova, mëson Gazeta Olle nga burime pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Menaxherët e lojtarit kanë nisur të interesohen për procedurat e pajisjes me pasaportë të Kosovës.

Tri vjet më parë, Uysal kërkohej me ngulm nga ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, sipas të cilit fillimisht Uysal kishte pranuar të luante për Kosovën, por më pas nuk dihen arsyet e mos ardhjes.

Nexhipi është 28-vjeçar. Është kapiten i Besiktasit, por që këtë sezon nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi trajneri është duke e lënë më shumë në bankinë.

Ai ka edhe një ndeshje me Kombëtaren A të Turqisë, të luajtur në vitin 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat