Ismet xhentëlmeni, herë me frizurë karizmatike e herë me kapelë

Futboll

Ismet xhentëlmeni, herë me frizurë karizmatike e herë me kapelë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:31
Ismet xhentëlmeni, herë me frizurë karizmatike e herë me kapelë

Ismet Munishi, njihet si tip temperament! Edhe si futbollist ishte gjaknxehtë në fushën e lojës, ndërsa si kryetrajner shquhet edhe me deklarata bombastike! Jo rrallë edhe me deklarata të çuditshme por që si shumë herë e ndezë jo vetëm atmosferën sportive por edhe inatos rivalin. 

Stilin e Ismet Munishit e kuptojnë më së miri shokët e fëmijërisë, që besa edhe Prapashticët (vëllezërit Enveri, ish futbollist dhe Naseri, ish portier), Ilir Shuleta, Arsim Plepolli, Emin Bajrami etj! 
Ismet xhentëlmen që hapat e parë i kishte nisur në vitet e 90-ta në baltën e lagjes ‘Xhemail Ibish’, pra në Flamurtar të Prishtinës, më pas ka qenë ndër lojtarët me emër në futbollin slloven, si Maribor, Mura, Olimpija e Lubjanës, pastaj luajti edhe në Izrael Maccabi Herzilya etj. pastaj ishte rikthyer në Kosovë.

Ismet Munishi, tash e një kohë trajner, me Llamkosin e Vushtrrisë u shpall kampion i Kosovës në vitin 2014! Njeriu temperament me sukses po e udhëheq Ballkanin në tri javët e para, ka një fitore e dy barazime. E para, në Klinë luajti 0:0 me Dukagjinin, pastaj si vendas e deklasoi me 3:1 kampionin në fuqi Feronikelin dhe së fundi u nda baras 0:0 në Podujevë përkatësisht në ‘Zahir Pajaziti’ me Llapin.

Ndërkaq, nesër në orën 16.00 në Therandë, me Ballkanin kërkojnë fitore kundër Trepçës ’89. Në rast të fitores së Ballkanit, Ismeti do t’i shkëlqejë frizura dhe pa dyshin se ka arsye të jetë në kali të bardhë për disa ditë rresht, për faktin se ka kthyer atmosferën në Therandë.

Krejt në fund, Ismet xhentëlmeni, herë me frizurë karizmatike e herë me kapelë dhe herë i mrrolur, e gjitha rrjedhë ai si e sheh kohën aktuale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat