Lukaku: Inter është skuadra për të cilën kam nevojë

Futboll

Lukaku: Inter është skuadra për të cilën kam nevojë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:04
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku beson se Inter është skuadra për të cilën ai ka nevojë.

Lojtari ka treguar edhe një herë se si ai nuk donte të ishte pjesë e Manchester United, duke konfirmuar se Inter është skuadra e duhur.

Lojtari përforcoi skuadrën ‘Zi kaltër’ për shumën e 75 milionë eurove, me transferimin që u krye gjatë kësaj vere.

“Kjo është skuadra për të cilën kam nevojë. Këtu është dashuria që kam për këtë zonë. Dashura që unë kam për Inter. Ishte momenti perfekt për tu larguar nga Anglia. Nuk doja të qëndroja aty” ishin fjalët e Lukaku.“Ky grup i lojtarëve që kemi, është një grup special. Ne kemi edhe liderin e duhur për ta na prirë përpara dhe të na dërgojë në vendin e duhur” ka thënë tutje belgu.

Lukaku pati një paraqitje të mirë edhe me kombëtaren e Belgjikës, ku në ndeshjen ndaj Skocisë u regjistrua në listën e realizatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat