Problem serioz në Real Madrid

Futboll

Problem serioz në Real Madrid

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Real Madrid ka probleme të mëdha me lëndime të futbollistëve.

Zinedine Zidane ka një problem shumë serioz te skuadra e Real Madridit.

Pas lëndimit të Luka Modric, ai ka opsione të kufizuara për ndeshjen e ardhshme ndaj Levantes dhe udhëtimit në Paris për fillimin e edicionit të ri në Ligën e Kampionëve, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Në fakt, i vetmi mesfushor i cili është në gjendje të mirë fizike para duelit të ardhshëm me Levanten është Toni Kroos.

Casemiro ka zhvilluar vetëm një stërvitje pas obligimeve me Kombëtaren e Brazilit. Zidane po ashtu ka probleme edhe me të tjerët si James, i lënduar, njësoj sikurse Isco.

Andaj, ai duhet të gjejë një zgjidhje në mesfushë për takimin e fundjavës, e më pas të planifikojë ballafaqimin e vështirë ndaj Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat