Seks përpara ndeshjes...flasin futbollistët

Futboll

Seks përpara ndeshjes...flasin futbollistët

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:43
Ilustrim

Shpesh herë para ndeshjeve, shumë skuadra dhe trajnerë  i ndalojnë lojtarëve të tyre të bëjnë seks, me pretendimin se energjitë shterohen dhe ditën e sfidës nuk jepet më e mira në fushë. Ka dhë nga ata trajnerë, të cilët e lejojnë këtë gjë, mjafton mos të përdoren pilula, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e futbollistit. Por, çfarë thonë disa lojtarë, për një çështje të tillë delikate:

-Luka Toni për “Radio Rai”: “Kjo gjë varet, unë mendoj se duhet ta menaxhosh veten sipas momentit. Varet nga shumë gjëra. Në vitet që luajta unë, tërheqja ishte në modë. Duhet të bëje atë që dëshiroje. Por, kishte raste që shënoja gola shumë më të këndshme se orgazma të caktuara”.

-Ronaldinjo për “Playboy”: “Në kohën e Barcelonës, kam bërë shpesh seks para ndeshjeve. Jo vetëm që nuk ishte problem, por përfitova nga ajo në fushë, isha i lumtur”.

-Rugani, intervistë e partneres: “Nuk duhet bërë. Një futbollist duhet të përqendrohet mendërisht dhe fizikisht përpara se të shkojë në fushë, kështu që unë pajtohem me këtë “rregull”.

-Pep Guardiola në konferencë për rastin e Nasri: “Unë i përgjigjem Nasrisë së nuk është e mundur të luash mirë futboll nëse nuk bën seks. Sigurisht që ka një masë, por kurrë unë nuk e ndaloj. Në të vërtetë lojtarët bëjnë më shumë seks dhe bëjnë më mirë në fushë”.

-Marçelo Lipi për “Radio Rai”: “Është një tabu. Dikur trajnerët na thoshin që duhet të bënim një herë në javë. As pas as para ndeshjes, sepse duhet të rikuperoheshim. Në realitet, seksi është një gjë e bukur që nuk ka asnjë lidhje me performancën. Është tjetër gjë të bësh seks me partneren dhe tjetër gjë të kthehesh i dehur nga klubet e natës e të bësh seks, Në këtë rast nuk është faji i seksit”.

Çiro Imobile, në intervista e partneres: “A kemi marrëdhënie seksuale përpara ndeshjes? Jo, sepse nëse ai luan keq, atëherë ata thonë se është faji jot”.

Simone Zaza për “Gazzetta dello Sport”: “Unë kurrë nuk e bëj  përpara ndeshjeve, por jo sepse mendoj se bën keq. Është e drejtë të dëgjohet trajneri nëse jep këshilla “.

Zheremi Menez, intervista e partneres: “Unë jam gjithmonë në favor të seksit para ndeshjes”.

Kevin Trap, intervista e partneres: “Kur PSG-ja humbet një ndeshje të rëndësishme, unë e di se nuik duhet të pres asgjë. As takat e larta, as të brendshmet seksi nuk bëjnë punë. Pas një humbje nuk kemi marrëdhënie seksuale. Rreth katër ose pesë herë në javë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat