Dramë në gusht të vitit 1991 në Kosovë!

Futboll

Dramë në gusht të vitit 1991 në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:08
Ilustrim

As dreqi i mallkuar nuk e kuptonte se çka do të ndodhë atëkohë, në muajin gusht të vitit 1991, sidomos për sportin në përgjithësi të Kosovës, sepse populli shqiptar ishte i sulmuar nga të gjitha anët nga pushtuesi serb. Aq më keq që ishin mbyllur edhe mediat nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit, ishte mbyllur TVP dhe gazeta Rilindja, gjithçka në terr informativ. 

Klubet sportive atëkohë ishin vënë para aktit të kryer, o të vazhdojnë me pushtuesin serb o t’i ndajnë rrugët njëherë e përgjithmonë! 

Për hir të korrektësisë, Prishtina ishte në rangun më të lartë të futbollit, në Ligën e Dytë Unike në ish Jugosllavi, por që kishte zhvilluar vetëm një ndeshje dhe triumfuan me rezultat 2:1 kundër Ballkan Stokokomerc në Shkup, falë dy golave të boshnjakut Ergin Ajdinoviq. Kjo ishte ndeshja e fundit për Prishtinën, që e kishte kryetrajner Ajet Shoshollin, një njeri shumë i vendosur! Prishtina nuk shkon në Prijedor që të luajë me Rudarin dhe as me 18 gusht nuk e presin Mogrenin e Budvës.

Kështu ishte vendosur me 15 gusht në kryesinë e klubit të futbollit Prishtina! Gjithçka merr fund, dramë e madhe dhe me shumë kërcënime nga pushtuesi serb, por asnjë lloj frike nga sportistët shqiptar! Ndajnë rrugët me okupatorin serb.

Formojnë Kampionatin e Republikës së Kosovës dhe zhvillohet ndeshja e parë zyrtare me 13 shtator në Prishtinë, Flamurtari – Prishtina. Flamurtari fiton me 3:2, por që shënuesi i parë i kampionatit të pavarur të parë është Eroll Salihu, që luante për Prishtinën.   Sot e 28 vite Kosova është e pavarur me futboll në përgjithësi me sport!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat