Ky burrë, e bëri sefte në historinë e artë të Kosovës!

Futboll

Ky burrë, e bëri sefte në historinë e artë të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:19
Ky burrë, e bëri sefte në historinë e artë të Kosovës!

Si para 28 viteve si sot, është po ai Eroll Salihu, i imtë, paksa edhe temperament por që i gëzohet të arriturave të secilit sportist!

Erolli, ndryshe ishte para 28 viteve e ndryshe është tash! Atëbotë ishte futbollist i skuadrës me renome Prishtina, por sot është goxha me funksionon, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Është i dashur apo simpatik për shumicën e opinionit të futbollit, por një numër shumë i vogël e urrejnë me shpirt!

Erolli, si mbetet në historinë e artë të futbollit!

Pikërisht me 13 shtator të vitit 1991, zhvillohej ndeshja e parë e Kampionatit të Pavarur të Republikës së Kosovës, Flamurtari – Prishtina!

Erolli luante në fanellën e Prishtinës, por që realizoi gol në minutën e 17-të, por fatkeqësisht e kishte humbur sfidën me Flamurtarin me 3:2, qe për ‘flamurtarët’ luante Afrim Tovërlani! Erolli mbetet në historinë më të artë të Kosovës, si shënuesi i parë apo që e bëri sefte në Kampionatin e Pavarur të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat