Emergjencë te Skënderbeu para Tiranës - Bota Sot
Emergjencë te Skënderbeu para Tiranës

Futboll

Emergjencë te Skënderbeu para Tiranës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:31
Emergjencë te Skënderbeu para Tiranës

Në prag të ndeshjes me Tiranën te Skënderbeu ka emergjencë për të plotësuar formacionin. Gjatë seancës së fundit, trajneri Ilir Daja pasi ka parë gjendjen e futbollistëve, ka filluar të bëjë plane pa dy lojtarë kryesorë. Bruno Dita dhe Marvin Turtulli humbasin transfertën e kryeqytetit.

Dita vijon të punojë i diferencuar për shkak të dëmtimit të pësuar pas ndeshjes me Bylisin. Dëmtimi ka rezultuar më i rëndë se sa ishte menduar fillimisht dhe rrezikon të qëndrojë akoma më gjatë larg ekipit. Ndryshe qëndron situata për Turtullin. Ish-mbrojtësi i bardhebluve, pavarësisht se është bashkuar me ekipin, nuk gëzon formën e duhur fizike, pasi vjen pas një dëmtimi.

Me këto dy mungesa të sigurta situata ndërlikohet edhe më shumë, sepse edhe dy lojtarë të tjerë janë në dyshim. Nisur nga kjo situatë trajneri Daja dje ka testuar gjendjen e Pollozhanit dhe Asion Dajës. Të dy ende jo të rikuperuar 100% nga dëmtimi. Gjithsesi, numri një i pankinës korçare është i vendosur të rrezikojë disi pasi përpara ka një ndeshje delikate. Nga prova e djeshme ka rezultuar se për Pollozhanin shpresat janë minimale pasi rikuperimi i tij kërkon më shumë kohë, ndërsa lojtari që mund të sakrifikohet është Asion Daja kjo duke parë edhe mungesën e Ditës në mesin e fushës.

Në një situatë të tillë alarmante korçarët duhet të eksperimentojnë disi për të formuar 11-shen kryesore për Tiranën. Me Gripshin të gatshëm për të sakrifikuar, pjesa e avancuar e ekipit duket e plotë, por problemet do të jenë të shumta në prapavijë. Meksi dhe Pëllumbi do të jenë emrat e vetëm “të njohur” në këtë repart. Vitija dhe Xhemaili priten t’u bashkohen atyre për të formuar katërshen e mbrojtjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...