Selimi rrëfehet para ndeshjes me Rabotniçkin

Futboll

Selimi rrëfehet para ndeshjes me Rabotniçkin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:27
Selimi rrëfehet para ndeshjes me Rabotniçkin

Shkëndija, të shtunën, do ta pres Rabotnickin në një nga ndeshjet më interesante të javës së 5-të në elitën e futbollit vendor.

Trajneri Erhan Selimi do ta drejtojë ekipin në këtë takim shumë të rëndësishëm për të dhe kuqezinjtë në përgjithësi.

Ai shprehet se nuk ka ndonjë presion në prag të këtij derbi.

“Jo, nuk kisha thënë presion, por një adrenalinë që bartë në vete fakti për të drejtuar një skuadër të madhe sic është Shkëndija. Normal që kriza që ka pasur skuadra në ndeshjet paraprake imponon vetvetiu ndjenjën e patjetërsueshme e të reagimit pozitiv që të fitohet ndeshja. Dhe ajo që ndjejë unë është detyrimi për të motivuar skuadrën makimalishtë për të bindur se është e aftë për të menaxhuar një lojë të mirë e cila do të sjellë tre pikë”, deklaroi Selimi.

Ai thotë se me ekipin ka punuar në rikthimin e vetbesimit. Selimi pret fitore.

“E imja edhe e stafit teknik dhe bashkëpunëtorëve ka qenë brenda kësaj periudhe që jemi me ekipin të punojmë maksimalishtë dhe të kthejmë vetëbesimin e humbur të skuadrës që të bindim lojtarët se janë të denjë për këtë fanellë Shkëndija ka shumë cilësi dhe kjo është dëshmuar edhe përmes paraqitjes dhe rezultateve në të kaluarën kështu që duhet një impuls psiqik për të dal në terren për të dhënë më të mirën pa ngarkesë që i kufizon lojtarët. Kjo besoj se do të kalohet dhe ne do të jemi ata të vërtetë që do të marrim fitoren”, thekson ai.

Erhan Selimi ka thënë se të gjithë lojtarët i ka të gatshëm për lojë, ndërsa formacionin do ta zbukoj para ndeshjes.

“Formacionin do ta vendosim paka para fillimit të ndeshjes. Për mua dhe stafin tim me rëndësi është që të gjithë lojtarët janë të gatshëm, nuk kemi lojtar të pezulluar ose të lënduar. Të gjithë konkurrojnë për formacionin e parë. Besoj se do të nxjerim në fushë ekipin më të mirë, të cilët do të realizojnë detyrat që jepen. Dhe, gjithë kjo në fund të rrumbullakësohet me fitore që do të ishte një pikë kthese për Shkëndijën drejtë një serie të gjatë të sukseseve për tu rikthyer aty kue kemi vendin”, përfundoi trajneri Erhan Selimi.

Ndeshja Shkëndija-Rabotnicki do të luhet në stadiumin e qytetit në Trtovtë të shtunën (14 shtator) me fillim prej orës 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat