Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, mund ta drejtojë klubin anglez në të ardhmen pas largimit të Unai Emery.
Ish-bashkëlojtari i tij, Nwankwo Kanu beson se ish-futbollisti francez i ka të gjitha aftësitë për ta menaxhuar klubin londinez.
Henry e kishte nisur karrierën si trajner me një periudhë dizastër të kaluar në Monaco.
Mirëpo, ish-futbollisti nigerian beson se Henry do të rikthehet furishëm në bankinë dhe se mund të tregohet i suksesshëm në “Emirates Stadium”.
Pas largimit të Arsene Wenger, Arsenalin e ka marrë në dorë trajneri Unai Emery.
Ndërkaq, pas largimit të këtij të fundit, mund të jetë radha e legjendës së klubit, Thierry Henry, i cili një kohë luajti edhe në Barcelonë.