Munishi paralajmëron lojtarët

Futboll

Munishi paralajmëron lojtarët

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:50
Munishi paralajmëron lojtarët

Ballkani ka fituar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 4-t të Superligës së Kosovës në futboll. Ismet Munishi, trajner i skuadrës nga Theranda, është shprehur i kënaqur me fitoren, por ka mbetur i zhgënjyer me reagimin e disa futbollistëve.

Ai ka paralajmëruar futbollistët, të cilët u inkuadruan në pjesën e dytë të lojës, teksa nuk është ndalur të flasë për individë.“Ishte një ndeshje e mirë, pasi që u përballën dy ekipe që luajnë futboll shumë të mirë.

Lëndimi i Edvin Kuç na shkaktoi telashe, pasi është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne. Pastaj nuk jam i kënaqur me disa rezervistë që u inkuadruan në pjesën e dytë të lojës, por nuk dua të ndalem në detaje”, deklaroi Munishi për “Super Sport Kosova”.

Më tej ai ka folur edhe për suksesin e ekipit të tij në këtë fillim kampionati, por që beson se skuadra e tij ka mundur të bëjë edhe më mirë.

“Jam shumë i kënaqur nga ky fillim kampionati, kemi mundur të marrim ndoshta edhe më shumë pikë, por jemi të kënaqur edhe me këto pikë që kemi grumbulluar”, përfundoi Munishi.Tani me këtë fitore Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat