Valverde publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Valencian – Ku është Messi?

Futboll

Valverde publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Valencian – Ku është Messi?

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:39
Valencia

Trajneri i Barcelonës, Valverde, ka publikuar listën me lojtarët që do të përbëjnë skuadrën për ndeshjen kundër Valencias.

Në kuadër të xhiros së katërt në La Liga, Barcelona dhe Valencia do të vihen përballë njëra tjetrës.

Skuadra katalane do të jetë nikoqire e Valencias, në kërkim të tri pikëve, pas një starti jo edhe aq të mirë në La Liga.

Edhe në këtë ndeshje, skuadra e Valverde nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Lionel Messi, i cili nuk përfshihet në skuadër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat