Solskjaer: Nuk duhet të ndryshojmë drejtim

Futboll

Solskjaer: Nuk duhet të ndryshojmë drejtim

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 10:48
Solskjaer: Nuk duhet të ndryshojmë drejtim

Mançester Junajtid e nisi mirë sezonin e ri në Premier Ligë, teksa ia dolën të fitojnë me rezultatin e pastër 4-0 kundër Çelsit.

Megjithatë kjo formë e mirë nuk zgjati për shumë kohë te Junajtid, të cilët vetëm një javë më pas morën një barazim kundër Uolvesit. Në dy ndeshjet e tjera pasardhëse “Djajtë e Kuq”, kanë humbur kundër Kristal Palas në “Old Trafford” me rezultatin 1-2 dhe barazuan me Sauthemptonin 1-1, duke marrë vetëm 5 pikë në 4 ndeshjet e para të Premier Ligës. Ditën e sotme skuadra e Junajtid do të luajë si vendase kundër Leister Sitit.

Në prag të kësaj sfide në konferencën për shtyp ka dalë trajneri, Solskajer, i cili u shpreh: “Gjithmonë ka presion kur je këtu, por natyrisht jam i sigurt në atë që po bëjmë. Ne kemi një projekt dhe ndeshjet e zhvilluara nuk tregojnë se ne duhet të ndryshojmë drejtim. Rezultatet? Kjo është një çështje tjetër, pasi nuk shfaqin atë që kemi treguar në fushën e lojës.

Në katër raste të kundërshtarit ne kemi pësuar 3 gola dhe është e çuditshme. Disa ndeshje ne duhet t’i kishim fituar. Duhet të kontrollojmë mënyrën se si luajmë dhe si përgatitemi. Nuk dua të flas shumë për Leisterin. Unë i shoh ata si një ekip të mirë. Jam i sigurt se ata duan të futen në katër vendet e para ashtu si ne.”, u shpreh tekniku norvegjez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat