Juventusi nuk e llogariste fare gjatë verës, Sarri i ofron kontratë të re - Bota Sot
Juventusi nuk e llogariste fare gjatë verës, Sarri i ofron kontratë të re

Futboll

Juventusi nuk e llogariste fare gjatë verës, Sarri i ofron kontratë të re

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:04
Sarri

Blaise Matuidi dukej e sigurt që do të largohej nga Juventusi këtë verë, por tani situate ka ndryshuar plotësisht. E gjitha kjo falë trajnerit Sarri, që beson te mesfushori francez, madje e ka aktivizuar titullar në dy ndeshjet e para të Serie A. Pra, nga një lojtar me “valixhe në duar”, aim und të qëndrojë te “Zonja e Vjetër” edhe për disa vite të tjera. “Calciomercato” raporton se klubi bardhezi dëshiron që mesfushori të nënshkruajë një kontratë të re, para se e tanishmja të skadojë në fund të sezonit. 

Trajneri Maurizio është i bindur se francezi ka ende shumë për të dhënë dhe i beson një rol të rëndësishëm në mesfushë. Ndërkohë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Mario Mandzukic, që mbeti edhe jashtë listës së Champions-it, bashkë me Emre Can. Sulmuesi kroat nuk është i nevojshëm te kampionët e Serie A këtë sezon, ndaj po kërkon një rrugëdalje. 

Për këtë mendohej se duhej të priste derisa merkatoja europiane të hapet përsëri në janar. Sidoqoftë, ai duket i vendosur për një lloj aventure tjetër. “Sky Sport” raporton se ka një ofertë fitimprurëse nga Katari, ndërsa një tjetër i ka mbërritur nga SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...