Pochettino paralajmëron tre yjet e skuadrës: Rifokusohuni ose qëndroni në stol!

Futboll

Pochettino paralajmëron tre yjet e skuadrës: Rifokusohuni ose qëndroni në stol!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:05
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino paralajmëroi lojtarët e Tottenham që dëshironin largimin në afatin kalimtar veror të rifokusohen ose do qëndrojnë në stol.

Spurs kalon një dritare transferimesh plotë me luhatje, me lojtarët si Christian Eriksen, Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen në mesin e atyre që flitej se do të largoheshin ku secili prej tyre hyri në vitin e fundit të kontratës së tyre.

Pas gjithë kësaj bisede, nënkampionët e Ligës së Kampionëve filluan ngadalë sezonin, duke mbledhur vetëm pesë pikë nga katër ndeshje në Premierligë.

“Unë mendoj se të gjithë jemi dakorduar që Tottenham gjithmonë ka më shumë spekulime se klubet e tjera”, u tha ai gazetarëve.

“Në një muaj, unë mendoj se do të fillojë përsëri me spekulimet, me siguri, sepse situata e skuadrës do t’i ndihmojë ato spekulime. Mendoj se ne flasim shumë”.

“Tani është koha për të qenë pozitiv. Victor Wanyama është në planet e mia. Christian është në planet e mia. Tani ata do të kenë të njëjtën mundësi si një lojtar tjetër për të luajtur”.

“Tani ne duhet të fillojmë të fitojmë ndeshje. Ky është objektivi ynë. Të rifokusohemi ose kush nuk e bën do të jetë jashtë skuadrës”, tha Poch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat