Zidane arnon formacionin, s'ka vend për yllin e merkatos

Futboll

Zidane arnon formacionin, s'ka vend për yllin e merkatos

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:05
Zinedine Zidane

Trajneri Zinedine Zidane do të luajë kundër Levantes me një formacion të improvizuar për shkak të problemeve të mëdha që ka me dëmtimet. Tekniku francez nuk ka në dispozicion Iscon, Modric dhe Valverden, pa harruar dhe Diazin dhe Asension të dëmtuar më herët. 

Lajmi i mirë është rikthimi në dispozicion i James Rodriguez. Ai do të luajë si mesfushor qendre përkrah Toni Kroosit, Ka vend në formacion për Vasquez, ndërsa rikthehet si titullar Vinicius. Bale nuk luan për shkak të kartonit të kuq. Sulmi i besohet Benzemas, pa rival. Zidane nuk ka preferuar sërish Eden Hazard, pasi belgu nuk është në 100% e tij. 

Mbrojtja nuk ndryshon me Marcelon në të majtë, Ramosin dhe Varane në qendër, Carvajalin në krahun e djathtë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat