Klubi spanjoll krenohet me Bare dhe Sadikun

Futboll

Klubi spanjoll krenohet me Bare dhe Sadikun

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:43
Klubi spanjoll krenohet me Bare dhe Sadikun

Keidi Bare dhe Armando Sadiku janë bërë bashkë te Malaga.Kjo është hera e parë që dy shqiptarët do të jenë të dy për një ndeshje të ekipit spanjoll, pasi në sfidën kur debutoi Sadiku, mesfushori fierak ishte i angazhuar me Kombëtaren shqiptare.

Vetë ekipi spanjol ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku kanë pozuar dy shqiptarët dhe shkruan: Lidhja e shqiptarëve duke e ngjyrosur postimin me ngjyrat kuqezi.

Sigurisht që te Malaga do të jenë bërë të lumtur për Shqipërinë, pasi Keidi Bare ishte një nga lojtarët më të mirë në dy ndeshjet që luajti Kombëtarja shqiptare kundër Francës dhe Islandës.

Armando Sadiku gjithashtu pret që me performancat e shkëlqyera në kampin spanjoll të rikthehet i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi këtë herë nuk u grumbullua nga trajneri Reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat