Enis Bardhi me Levanten gati befasuan Realin

Futboll

Enis Bardhi me Levanten gati befasuan Realin

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:47
Benzema feston

Real Madridi vazhdon me rezultate të mira në kampionatin spanjoll. Madrilenët shënuan fitore me rezultat më të ngushtë se sa pritej, me 3:2 kundër Levantes, në ndeshjen e javës së katërt. Dukej gjithçka e lehtë kur avancuan me 3:0, por gjërat ndryshuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 25-të, futbollisti Carvajal harkoi për bukuri dhe Karim Benzema nga afërsia me kokë fërfëlloi topin në këndin e poshtëm të majtë, 1:0 për Realin. Benzema në formë shton epërsinë në 2:0 pas 6 minutave (31’). Në minutën e 40-të, braziliani Casemiro thellon epërsinë në 3:0. Kur dukej se gjithçka përfundoi gati sa ndodhi përmbysja.  

Në minutën e 49-të Borja Mayoral ngushton rezultatin në 3:1. Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të në vend të Vukçeviçit, duke i dhënë zjarr lojës së Levantes.  

Reali futet në presion të madh kur pëson edhe golin tjetër në minutën e 75-të, autor Gonzalo Melero dhe 3:2. Reali është në vend të dytë me 8 pikë, ka një ndeshje më shumë e një pikë me pak se lideri Atletico dhe Levante është i pesti me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat