Pesë fitore rresht të Liverpoolit! Ja sa minuta lojë Shaqirit

Futboll

Pesë fitore rresht të Liverpoolit! Ja sa minuta lojë Shaqirit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:20
Pesë fitore rresht të Liverpoolit! Ja sa minuta lojë Shaqirit

Liverpooli nuk ndalet, pesë ndeshje pesë fitore në Premier League. Newcastle edhe pse të parët avancuan nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv por pësuan humbje me 3:1 në Anfiled nga Liverpooli i Jurgen Klopp, në ndeshjen e javës së pestë të Premier League në futboll.

Në minutën e 7-të, Jetro Willems nga rreth 14 metra me një mjeshtri godet dhe dërgon topin në këndin e epërm të majtë të Liverpoolit, 0:1.

Vendasit nuk lejuan befasi, Sadio Mane nga rreth 13 metra shënon gol të bukur në këndin e epërm të djathtë, 1:1 në minutën e 28-të. 

Image

Në minutën e 40-të, Mane i shpejt si vetëtima, kalon edhe portierin Dobravka dhe realizoi për 2:1.  Mohamed Salah i jep qetësinë. Ai me një shpejtësi futet në 16-sh duke e mashtruar disa mbrojtës dhe nga afërsia realizon për 3:1.

Në minutën e 84-të, ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, futet në vend të Georginio Wijnaldum. Shaqa luajti në 6 minutat e fundit.

Liverpooli udhëheq renditjen me 15 pikë, ndërsa Newcastle është i 16-ti me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat