Ramush Haradinaj e zbulon emrin e Stadiumit të ri të Kosovës  - Bota Sot
Ramush Haradinaj e zbulon emrin e Stadiumit të ri të Kosovës 

Futboll

Ramush Haradinaj e zbulon emrin e Stadiumit të ri të Kosovës 

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:25
Ramush Haradinaj e zbulon emrin e Stadiumi të ri të Kosovës 

Kryeministri në largim i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka "zbuluar" emrin e Stadiumit Nacional të Kosovës që do të ndërtohet në afërsi të Drenasit. 

"Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, nisja e jetësimit të të cilës është lajm i mirë për futbolldashësit e kryeqytetit.

Në përurim të fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, theksova se gjatë qeverisjës, kemi treguar kujdes të veçantë ne mbështetje të sportit dhe talentëve tanë.

Renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe vendimi për fillimin e ndërtimit të stadiumit kombëtar “Dardania Arena”, si dhe ligji për sponsorizim të sportit dhe kulturës dëshmojnë përkushtimin tonë që sportistët e rinj të zhvillojnë talentin e tyre në kushte solide", ka shkruar Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...