Drita mposht kampionin, lider i ri

Futboll

Drita mposht kampionin, lider i ri

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:58
Drita mposht kampionin, lider i ri

Drita nga Gjilani i shkakton humbje me rezultat 1:0 kampionit në fuqi Feronikelit nga Drenasi, në derbin e madh që u luajt në stadiumin në Gjilan. 

“Nikli’ pësoi humbjen e dytë për katër javët e deritashme, të parën e kishte pësuar me 3:1 në Therandë nga Ballkani. Drita pas asaj humbje befasuese në hapje me 1:0 nga Ferizaj, vargon tri fitore rresht dhe është lider i ri në elitën e futbollit.

Lojë e mirë dhe tri pikët mbeten në stadiumin në Gjilan. Në fund të pjesës së parë, Drita shënon gol përmes Hamdi Namani.

Ai godet me kokë pas një topi të kthyer nga shtylla të cilën e goditi Bunjamin Shabani. Gol që vulosi edhe sfidën! Drita kryeson renditjen me 9 pikë, ndërsa Feronikeli bie në pozitën e pestë me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat