Shpërthen Sarri: Nuk luhet në vapë... Pastaj jep lajmin e hidhur!

Futboll

Shpërthen Sarri: Nuk luhet në vapë... Pastaj jep lajmin e hidhur!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:14
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, ka folur pas ndeshjes së barazuar në Firence, teksa ashtu si ndodhte shpesh me Napolin, ka gjetur një "justifikim" që lidhet me orarin e ndeshjes... "Shpërdoruam tre ndërrime për shkak dëmtimesh. Të kesh në momentin deçiziv të ndeshjes tre lojtarë të freskët në fushë është ajo që të shërben, por nuk kisha mundësi. Nëse do të kisha patur ndërrime do të shihnit ndryshim dhe do të ndikonin".

Më pas shton: "Sigurisht, në këtë periudhë të sezonit të luash në orën 15:00 ose në 20:45 bën shumë diferencë, sepse është ende vapë...".

Trajneri bardhezi jep edhe lajmin e hidhur mbi Douglas Costa: "Duket dëmtim i rëndë, ndërsa Pjanic një problem më i vogël!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat