Shkupi me trajner të ri gjunjëzon Sileksin! Struga humb nga Vardari  - Bota Sot
Shkupi me trajner të ri gjunjëzon Sileksin! Struga humb nga Vardari 

Futboll

Shkupi me trajner të ri gjunjëzon Sileksin! Struga humb nga Vardari 

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:15
Shkupi me trajner të ri gjunjëzon Sileksin! Struga humb nga Vardari 

Kampionatin e rinisin me fitore Shkupi kundër Sileksit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 5-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Goli i brazilianit Serginho mjaftoi për tri pikë dhe debutim me triumf të trajnerit të ri, Bulent Akin.

Fillimi i ndeshjes kaloi në matjen e forcave nga të dyja ekipet, ndërsa në minutën 21-të Muharem Bajrami tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm deri në duart e portierit Bozhinevski, ndërsa kapiteni disa minuta më vonë nuk arriti të shfrytëzoi as krosimin e Adilit.

Minuta e 32-të dhe 34-të skuadra kishte dy raste të mira përmes Musli Likës, por sulmuesi jonë nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. Kah fundi i pjesës së parë mysafirët nga Kratova regjistruan dy raste me Timovskin dhe Blagojeviqin, por pa finalizim. Kështu pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesën e dytë e nisën me Besar Isenin e zëvendësuar nga Darboe Dembo dhe fillimisht kishim një rast me Likën, por pa finalizim. Minuta e 59-të solli golin për ekipin tonë, kur pas një “rrëmuje” në zonën e rreptësisë, braziliani Serginho gjeti rrjetën për epërsi 1:0. Në vijim Shkupi kërkoi edhe golin e dytë përmes Krivanjevës dhe Stojanovskit, por që nuk arritën që të finalizojnë.

Takimin e mbyllëm me një futbollist më pak, pasi dy minuta para fundit nga fusha me karton të kuq (pas dy të verdhëve) u ndëshkua Filip Stojanovski.

Ndeshjen e radhës në kampionat, ekipi e luan të mërkurën (18.09.2019) kundër Vardarit në Çair, raporton faqja e Shkupit. Skuadra tjetër shqiptare, Struga Trim Lum, pëson humbje në Shkup me rezultat 3:0 nga Vardari.

Liga e Maqedonisë së Veriut
Shkëndija-Rabotniçki    3:0
Makedonija GP-Borec    3:1
A. Pandev-Renova    2:0
Shkupi-Sileksi    1:0
Vardari-Struga Trim Lum    3:0

Tabela 
1.Akademija Pandev    5    4    1    0    13
2. Makedonija GP    5    3    2    0    11
3. Vardari    5    3    1    1    10
4. Shkupi 5    2    2    1    8
5. Renova    5    2    1    2    7
6. Struga Trim & Lum    5    2    1    2    7
7. Shkëndija    5    1    1    3    4
8. Boreci    5    1    1    3    4
9. Sileksi    5    1    0    4    3
10. Rabotniçki    5    1    0    4    3

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...