Montella nuk përmbahet. Super elozhe për Ribery, por sidomos gjen yllin e ri: Ja pse e hoqëm nga merkato!

Futboll

Montella nuk përmbahet. Super elozhe për Ribery, por sidomos gjen yllin e ri: Ja pse e hoqëm nga merkato!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:28
Pamje nga ndeshja

Vincenzo Montella u shfaq i lumtur pas barazimit 0-0 ndaj Juventusit. Trajneri i Fiorentinas foli për "Sky Sport".

"Jam krenar, sepse skuadra ka bërë dy ndeshje e gjysmë në nivel të jashtëzakonshëm! Pak vazhdimësi, por sot pashë që fituam të gjitha dyluftimet. Mungoi goli, por paraqitja mbetet e rëndësishme, sepse goditëm portën 12 herë. Tifozët duhet të jenë krenar".

"Skuadra më pëlqeu shumë. Na jepni edhe pak kohë, sa të mësohen me njëri-tjetrin ashtu si duhet. Punuam fort gjatë javës. Për një trajner është e mrekullueshme kur skuadra e ndjek. Nuk ka fitore më të madhe se sa kjo".

"Ribery? E pashë ditët e shkuara, 60 minutat që e lashë në fushë ia kisha komunikuar! Ai është kampion që përcjell krenari tek të gjithë ne. Nuk pranonte të gabonte në asnjë pasim!".

"Castrovill? E hoqëm nga merkato, mund të bëhet pasardhësi i Antognonit. Eshtë një që ka hapin më të shpejtë të Serie A. Nëse limon disa detaje, mund të bëhet i papërmbajtshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat