Pamje të rënda nga lëndimi i futbollistit brazilian

Futboll

Pamje të rënda nga lëndimi i futbollistit brazilian

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:43
Foto

Shakhtar Donetsk fitoi 4-3 ndaj Zorya këtë të shtunë, por për mesfushorin Taison pati momente frike. Braziliani u godit me gju pas koke nga shoku i skuadrës dhe në atë moment humbi ndjenjat.

Një tjetër shok skuadre vrapon tek ai dhe mundohet t’i nxjerrë jashtë gjuhën, por nofullat e Taison e kafshojnë fort, duke i shkaktuar dëmtime në gishtërinjtë.

Përveç kësaj, ai pati probleme edhe me sy dhe pamja e tij ishte frikshme.

31-vjeçari u përmend dhe u nxor me barelë jashtë fushe, teksa u transportua për në spital, aty ku do të kryejë kontroll më të detajuar. Kujtojmë që para kësaj goditje ai shënoi një gol dhe shërbeu një asistim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat