Barca – Valencia:I jashtëzakonshëm 16 vjeçari Fati, shënon dhe asiston brenda 6 minutave

Futboll

Barca – Valencia:I jashtëzakonshëm 16 vjeçari Fati, shënon dhe asiston brenda 6 minutave

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 21:16
Ansu Fati

Janë realizuar dy gola të shpejtë në ndeshjen Barcelona – Valencia.

Pas xhirove të para mjaftë të vështira për Barcelonën, duket se skuadra e Ernesto Valverde është kthyer në formë.

Barca ka arritur të shënojë dy gola brenda gjashtë minutave lojë, falë 16 vjeçarit të jashtëzakonshëm, Ansu Fati.

Fati realizoi fillimisht në minutën e 3’ të takimit, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.Kurse, tre minuta më vonë, lojtari dha asistim perfekt për Frenkie de Jong, i cili dyfishoi epërsinë e katalanëve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat