Neymar flet pas fitores së PSG-së – Befason me deklaratën e tij

Futboll

Neymar flet pas fitores së PSG-së – Befason me deklaratën e tij

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:42
Neymar

Sulmuesi brazilian Neymar shënoi një gol të vonshëm vendimtar për t’i dhënë PSG-së një fitore 1-0 kundër Strasburgut, i fishkëllyer tërë kohën nga tifozët.

Duke folur pas lojës, Neymar tha:

“Të gjithë e dinë që kam dashur të largohem. Unë e thashë atë dhe e përsëris. Nuk dua të hyj në detaje, tani pyetja është e mbyllur. Unë jam një lojtar i PSG dhe  do të jap gjithçka në fushë. Unë nuk kam çfarë të them për tifozët e mi, nëse ata duan të fishkëllojnë, ata e bëjnë atë, ata janë të lirë ta bëjnë këtë”.

Neymar deri në momentet e fundit të merkatos ishte i lidhur me një rikthim te Barcelona, por përfundimisht një lëvizje e tillë nuk ndodhi pasi që kërkesat e PSG-së ishin të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat