Këto janë dy takimet e fundit të xhiros së katërt në Superligë

Futboll

Këto janë dy takimet e fundit të xhiros së katërt në Superligë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Nesër zhvillohen edhe dy takimet e fundit të xhiros së katërt në IPKO Superligë.

Flamurtari e pret Vushtrrinë në “Xhemail Ibishi”, kurse Dukagjini, që edhe më tutje nuk e ka shijuar fitoren në Superligë, do të jetë mysafir i Ferizajt, me synimin e vetëm, një rezultat pozitiv.

Sot, Drita mposhti Feronikelin në derbin e javës me rezultat minimal, kurse Gjilani triumfoi pastër ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”.

Interesant është fakti se të dy klubet e Gjilanit kryesojnë renditjen tabelare në Superligë, por mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditën e nesërme.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë minutë pas minuti, në secilën ndeshje, të secilës javë në elitën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat