Shpërthen Antonio Conte: Kam lexuar idiotësira!

Futboll

Shpërthen Antonio Conte: Kam lexuar idiotësira!

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 00:23
Antonio Conte

Inter regjistroi fitoren e tretë në po aq ndeshje këtë sezon, duke kryesuar klasifikimin në Seria A. Një motiv ky i mjaftueshëm që në përfundim të ndeshjes ndaj Udinsese, e përfunduar me fitoren e zikaltërve 1-0, trajneri i Inter, Antonio Conte të komentonte plot krenari performancën e skuadrës së tij.

“Shoh se kështu duhet të luftojmë në çdo ndeshje. Duhet të jemi të aftë dhe të japim gjithmonë gjithçka nga vetja. Sot e dinim se nuk do të ishte e lehtë, ndaj dhe u bëra komplimentet e mia lojtarëve. Udinese është një skuadër e fortë, ndaj ishte e rëndësishme të merrnim 3 pikët”, komentoi Conte fitoren e Inter ndaj Udinese.

“Kam lexuar shumë idiotësira, por ne duhet të bëjmë rrugëtimin tonë, pa menduar për asgjë dhe askënd. Duhet të vazhdojmë kështu në kampionat, të mendojmë fillimisht për Champions dhe më pas për derbin e të shtunës. Barella-n e zëvendësova sepse ishte i ndëshkuar. Të punojmë duke ditur se kemi përpara një rrugë të gjatë dhe të mos na pushtojë entuziazmi”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Inter, Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat