Statistika e tmerrshme pas disfatës shokuese të Man.City ndaj Norwich - Bota Sot
Statistika e tmerrshme pas disfatës shokuese të Man.City ndaj Norwich

Futboll

Statistika e tmerrshme pas disfatës shokuese të Man.City ndaj Norwich

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 07:54
Pep Guardiola

Manchester City u nis drejt Norwich në cilësinë e favoritit të pathyeshëm, por skuadra e Pep Guardiolas zbriti me këmbë në tokë, pasi modestët vendas mposhtën “Qytetarët” me rezultatin 3-2 në “Carrow Road”.

E tmerrshme parashikohej kjo sfidë për skuadrën e porsangritur në Premier League, që ndaj Manchester City vuante plot 11 mungesa, me trajnerin Daniel Farke që u detyrua të ulë në pankinë dy portierë, vetëm për të plotësuar numrin e nevojshëm të lojtarëve që duhet të regjistrojë një skuadër.

Para përballjes me ekipin e Guardiolas, trajneri i Norwich kishte deklaruar se të sfidoje City-n në atë mënyrë, ishte njëlloj si të ngjitësh malin Everest pa asnjë mjet. Por Norwich përfundoi duke e ngjitur malin, për të regjistruar fitoren më fantastike në Premier League.

Guardiola në cilësinë e trajnerit të City nuk kishte vuajtur kurrë më parë një disfatë nga një skuadër e porsa ngritur në kategorinë elitare, deri në transfertën e East Anglia. Trajneri spanjoll numëronte 18 ndeshje të tilla pa u mposhtur, ndërsa vetë Qytetarët 25 përballje, që nga disfata ndaj Burnley në marsin e vitit 2015.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...