Test i vështirë për Rrahmanin ndaj Milanos, Hadërgjonaj e Nuhiu luajnë përballë njëri tjetrit - Bota Sot
Test i vështirë për Rrahmanin ndaj Milanos, Hadërgjonaj e Nuhiu luajnë përballë njëri tjetrit

Futboll

Test i vështirë për Rrahmanin ndaj Milanos, Hadërgjonaj e Nuhiu luajnë përballë njëri tjetrit

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:25
Rrahmani, Hadërgjonaj e Nuhiu

Dita e dielë do të gjej në fushën e blertë edhe disa prej lojtarëve të Kombëtares së Kosovës.

Emra si Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj e Atdhe Nuhiu mund të kenë mundësinë që edhe sot të dëshmojnë kualitetet e tyre me skuadrat përkatëse.

Rrahmani me Veronën do të kenë një test mjaft të vështirë në Serie A, kur do të vihen përballë Milan.

Ndeshja mes Veronës dhe Milan do të luhet me fillim nga ora 20:45, në ‘Stadio Marcantonio Bentegodi’, kurse gjyqtari i këtij takimi do të jetë Gianluca Manganiello.

Mbetet të shihet se si do të jetë performanca e qendër mbrojtësit nga Kosova kundër skuadrës së madhe italiane, Milan.

Në anën tjetër, Huddersfield Town – Sheffield Wednesday mund të na tregojë duelin mes dyshes kosovare, Florent Hadërgjonaj dhe Atdhe Nuhiu.

Hadërgjonaj me shumë gjasë do të jetë titullar me Huddersfield, kurse Nuhiu me gjasë fillon ndeshjen nga stoli.

Ndeshja mes Huddersfield dhe Sheffield luhet me fillim nga ora 13:00, në kuadër të Championship.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...