Sot zhvillohen dy takimet e fundit të xhiros së katërt në Superligë - Bota Sot
Sot zhvillohen dy takimet e fundit të xhiros së katërt në Superligë

Futboll

Sot zhvillohen dy takimet e fundit të xhiros së katërt në Superligë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 09:06
Ferizaj do ta presë në shtëpi skuadrën e inkuadruar këtë sezon në Superligën e Kosovës, Vushtrria.

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj do ta presë në shtëpi skuadrën e inkuadruar këtë sezon në Superligën e Kosovës, Vushtrria.

Tek kampi i Vushtrrisë sot pritet të debutoj edhe trajneri i ri italian, i cili iu është bashkuar së fundi skuadrës.

Ferizaj vjen në këtë takim pas dy humbjeve të pësuara ndeshjet e kaluara, njëjtë është edhe skuadra e Vushtrrisë e cila ndeshjen e kaluar ka pësuar humbje nga Gjilani.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Prishtinë, ku skuadra e Flamurtarit e pret skuadrën e Dukagjinit.

Të dyja këto ndeshje fillojnë nga ora 16:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...