Trajneri i kombëtares për jetën bashkëshortore: m’u desh të prisja 6 muaj gruan, derisa e putha

Futboll

Trajneri i kombëtares për jetën bashkëshortore: m’u desh të prisja 6 muaj gruan, derisa e putha

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 09:06
Edoardo Reja

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij jashtë fushës së futbollit. I ftuar në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, Reja tregoi edhe se kur e ka njohur gruan e tij.

Trajneri shpjegoi se puthjen e parë e kanë shkëmbyer kur ka qenë 17 vjeç dhe se ka pritur 5-6 muaj që kjo gjë të ndodhë.

Sipas Rejas ajo ka qenë dashuri me shikim të parë pasi gruaj e tij ka qenë shumë e bukur.

“Kur isha 17 vjeç dhe luaja me Ferrara-n. Më pas shkova të luaja me Palermon dhe kuptova se nuk rrija dot pa të. Pas një viti u martuam, kur isha 23 vjeç”, ka thënë Reja.

Kurse sa i përket puthjes së parë ai ka treguar se ka qenë e vështirë, pasi iu është dashur ta pres rreth 6 muaj.

“Ka qenë e vështirë. Tani është shumë e thjeshtë, kurse atëherë…. sa e vështirë që ka qenë. M’u desh të prisja me muaj të terë, 5-6 muaj, derisa e putha”, ka shtuar Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat