Klinikisht i verbër, djali i legjendës angleze braktis futbollin - Bota Sot
Klinikisht i verbër, djali i legjendës angleze braktis futbollin

Futboll

Klinikisht i verbër, djali i legjendës angleze braktis futbollin

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 09:25
James dhe Majkëll Owen

Nuk do të ketë një Owen të ri në skenën e Premier Ligës. Ish-”Topi i Artë”, Majkëll Ouen, ka zbuluar dramën që po jeton familja e tij.

I biri, James, 13 vjeç, është prekur nga një sëmundje e rrallë e syve. Klinikisht, i riu i familjes së ish-sulmuesit të Liverpulit është deklaruar i verbër.

Por, sindroma “Stargardt”, një degradim i retinës, nuk ia ka hequr të gjithë shikimin: “Nuk arrin ta shohë topin nëse nuk është një metër larg. Sigurisht që nuk mund të luajë futboll. Nuk do të jetë kurrë një futbollist”, tregon Majkëll Ouen për “The Times”. “Nuk e kam thënë kurrë, nuk doja dhe nuk dua tituj gazetash. Shkoja e shikoja kur ishte i vogël dhe i korrigjoja pozicionimin. Pastaj kur ishte në fushë, ndiente njerëzit që thoshin: ‘Nuk është i zoti si babai i tij’”. Dhe në fund edhe sëmundja e rrallë e syve që i shoi përfundimisht ëndrrën për të ecur në gjurmët e të atit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...