Mbrojtësi gjerman ngjall panik

Futboll

Mbrojtësi gjerman ngjall panik

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 13:39
Mbrojtësi gjerman ngjall panik

Lokomotiva e Moskës ia doli të fitojë ditën e djeshme kundër Sokit, në kampionatin rus, me rezultatin 0:1.

Por rezultati nuk është gjëja që po tërheq vëmendjen e të gjithëve, pasi një episod i ndodhur gjatë ndeshjes po bën bujë. Ish-lojtari i Juventusit dhe Shalkes, Benedikt Hovedes, i cili aktivizohet te Lokomotiva, ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm.

Pas një dyluftimi në ajër me kundërshtarin Zabolotni, mbrojtësi gjerman është dëmtuar në një mënyrë të tmerrshme, duke çarë kokë. Loja u ndal menjëherë dhe lojtari mori ndihmën e parë.

Pasi e fashoj kokën, lojtari ka bërë një veprim të çuditshëm duke u kthyer përsëri në fushën e lojës. Por pasi çarja ishte shumë e keqe, lojtari u detyrua të largohet nga loja, duke sjellë panik tek të gjithë. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtari ka postuar në rrjetet sociale, ku shkruan: “Dhimbjet kalojnë, pikët mbesin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat