Dëmtohet Alaba, humb startin e Ligës së Kampionëve

Futboll

Dëmtohet Alaba, humb startin e Ligës së Kampionëve

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:19
David Alaba

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Bayern Munich, lidhur me David Alaba.

Alaba pritet të humb fillimin e kampanjës së re në Ligën e Kampionëve, pas dëmtimit të pësuar në muskuj.

27 vjeçari u dëmtua para ndeshjes të së shtunës kundër Leipzig, ndeshje të cilën Bayern e mbylli me rezultatin e barabartë 1:1.

“Bayern do të jetë pa David Alaba për një kohë, pasi lojtari ka dëmtuar muskujt para ndeshjes me Leipzig” thuhet në deklaratën e klubit.

“Diagnostikimi është bërë të dielën nga mjeku i skuadrës, Dr. Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt” thuhet tutje.

Lucas Hernandez pritet të jetë lojtari që do të mbulojë hapësirat e lëna nga David Alaba, në krahun e majtë të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat