Një magji e Duvan Zapatas

Futboll

Një magji e Duvan Zapatas

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:31
Një magji e Duvan Zapatas

Një magji e Duvan Zapatas në minutën e 5-të shtesë i dha fitoren Atalantës në fushën e Genoas me rezultatin 1-2. Një sukses i merituar i skuadrës së drejtuar nga Gasperini, që diti të reagonte në mënyrën e duhur pas humbjes 2-3 në javën e dytë përballë Torinos.

Duvan Zapata ishte rrezik konstant për Genoan edhe gjatë pjesës së parë, por përtej rasteve të pastra, rezultati nuk ndryshoi në këtë 45-minutësh.

Takimi u zhbllokua në minutën e 64-t, me një 11-metërsh të realizuar nga Muriel.

Atalanta tregoi në minutat në vazhdim se jo më kot luan në Champions këtë sezon. Gjithsesi, në limitet e kohës së rregullt, Genoa fitoi një penallti, që u kthye në gol nga Criscito,

Por emocionet në stadiumin “Luigi Ferraris” nuk kishin fund. Në limitet e kohës shtesë Duvan Zapata shkarkoi të djathtën nga jashtë zonës, duke bërë që të heshtnin tifozët vendës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat