Bologna e Xhemailit nuk ndalet, Lazio humb

Futboll

Bologna e Xhemailit nuk ndalet, Lazio humb

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:59
Bologna e Xhemailit nuk ndalet, Lazio humb

Bologna vazhdon me rezultate të mira, e cila si mysafir triumfoi me rezultat 4:3 ndaj Brescia-s, në ndeshjen e javës së tretë në Serie A.

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, u paraqit standard deri në minutën e 46-të dhe i gëzohet edhe trepikëshit të ri. Për Brescia-n shënuan Donnarumma (10' e 19'),  Cistana (42') dhe për Bologna-n Bani (36'), Palacio (56'), Poli (60'), Orsolini (80’). Bologna ngritët në vend të dytë me 7 pikë dhe Brescia është e 13-ta me 3.

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, me Lazion në fund pësuan humbje me 2:1 nga Spal-i.  

Për Spal-in realizuan Petagna (63'), Kurtiç (90+2’) dhe për Lazion Immobile (17'-nga penalltia). Spal është në pozitën e 14-të me 3 pikë dhe Lazio në pozitën e tetë me një pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat