Befason super lojtari: Jam trajtuar keq nga Barcelona!

Futboll

Befason super lojtari: Jam trajtuar keq nga Barcelona!

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 17:50
Barcelonë

Ylli i Borussia Dortmund, Paco Alcacer ka zbuluar se ai ishte trajtuar keq gjatë kohës së tij në Barcelonë.

Spanjolli është duke shkëlqyer në Borussia Dortmund, pas kohës së dështuar të tij tek Barcelona.

Në një intervistë që Paco i dha Cadena Ser, ai tha: “Është e vështirë të luash kur ka lojtarë si Suarez, Neymar dhe Messi. Kam respekt për shumë njerëz. Në Barcelona shumë njerëz silleshin shumë mirë”, tha fillimisht ai.

“Por disa silleshin shumë keq me mua. Shokët e skuadrës me mua gjithmonë janë sillur shumë mirë, madje edhe njerëzit e klubit dhe një pjesë e tifozëve.”

“Ju jepni më të mirën dhe nëse nuk ju besojnë, nuk e jepni. Është shumë e rëndësishme për mua të shoh atë besim. Në fund të fundit shumë njerëz nuk e kishin atë besim. Në Dortmund? Ata më trajtojnë mirë, tifozët janë euforikë”, përfundoi Alcacer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat