David Silva largohet nga City, shpjegon arsyet

Futboll

David Silva largohet nga City, shpjegon arsyet

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:39
David Silva

David Silva ka qenë truri i skuadrës së Manchester Cityt në suksesin e madh në Premierligë.

Mesfushori spanjoll ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e Guardiolës pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

33-vjeçari, që është pjesë e Citizens që nga viti 2010, kur u transferua nga Valencia, deklaroi se për të ishte një vendim i vështirë, pasi luan për këto ngjyra prej një kohe të gjatë, por çdo gjë e bukur e ka një fund. Ai theksoi se dëshiron të largohet në nivele të larta, duke lënë kujtime të bukura.

“Natyrisht që është shumë e vështirë të largohesh pas kaq shumë vitesh. Kam kaluar shumë kohë të bukura këtu, por çdo gjë e bukur e ka një fund. Unë dua që ta mbyll në këtë mënyrë, duke luajtur në nivele të larta. Ekipi po përmisohet çdo vit më shumë, dhe për mua do të ishte e vështirë të mbajë ritmin e lojtarëve më të rinj.

Prandaj kam vendosur që të mbyll në këtë mënyrë. Dhe jam shumë i kënaqu me atë që kam arritur gjatë qëndrimit tim këtu”, ka thënë David Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat