Shaqiri: Nuk jam i qetë në stolë

Futboll

Shaqiri: Nuk jam i qetë në stolë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:40
Shaqiri: Nuk jam i qetë në stolë

Flamurtari ka shënuar fitore të madhe sot ndaj Dukagjinit.

Të drejtuarit e Artim Shaqirit fituan 2:0 ndaj klinasve.Krasniqi dhe Taloviq ishin shënuesit e skuadrës “kuqezi”.

Pas ndeshjes trajneri vendas i Flamurtarit, Artim Shaqiri ishte fjalë pak. “Nuk jam i qetë në stolë deri sa të sigurojmë qëndrimin në Superligë”, tha fillimisht Shaqiri për Supersport.

“Ne sot ia arritëm qëllimit që kishim ta fitonim ndeshjen”.“Skuadra jonë është e re dhe na duhet pak kohë që të komponohemi dhe të kërkojmë lojë më të bukur, ajo çfarë më kënaq sot ishte gjithsesi fitorja”, përfundoj Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat