Rexhepi: Lojtarët tanë po mendojnë që janë ende në Ligën e Parë - Bota Sot
Rexhepi: Lojtarët tanë po mendojnë që janë ende në Ligën e Parë

Futboll

Rexhepi: Lojtarët tanë po mendojnë që janë ende në Ligën e Parë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:42
Rexhepi: Lojtarët tanë po mendojnë që janë ende në Ligën e Parë

Pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Xhengis Rexhepi tha se ishte i kënaqur me skuadrën e tij pavarësisht humbjes me 2:0 nga Flamurtari.

“Ne patëm dominimin e lojës, krijuam shumë raste por që golat i pranuam shumë lehtë dhe që nuk është dashur t’i pranonim”, tha fillimisht Rexhepi.

“Skuadra ime sot ishte fituese, bën gjithçka bukur, me këso futbolli siç bën sot në vazhdim nuk do të kemi problem ndaj ekipeve edhe më të forta”.

“Problemi më i madh tek në është se futbollistët janë jashtë elementit për lojë, sidomos lojtarët që kemi me bagazh të madh. Lojtarët po mendojnë që janë ende në Ligën e Parë pra ky është problem”.

“Ne do të shohim me qetësi ndeshjen e radhës të enjten ndaj Ferizajt dhe nuk jemi në panik për këtë, por në atë takim duam vetëm fitore”, përfundoj Rexhepi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...