Arsenali i Xhakës fitoren e shndërron në barazim

Futboll

Arsenali i Xhakës fitoren e shndërron në barazim

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2019 Në ora: 19:20
Arsenali i Xhakës fitoren e shndërron në barazim

Arsenali barazoi në udhëtim me rezultat 2:2 në duel me Watfordin, në kuadër të javës së pestë të Premier League në futboll.

Dukej se Arsenali e ka fitoren në grusht kur avancoi me rezultat 2:0 me golat e Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 21-të e 32-të. Megjithatë, në pjesën e dytë ndryshuan gjërat papritur dhe vendasit edhe barazuan.

Fillimisht në minutën e 53-të, pas një gabimit të mbrojtjes Tom Cleverley nga rreth 15 metra me një goditje të fortë e plason topin pothuajse në mes të portës dhe ngushton rezultatin 1:2.

Në minutën e 81-të, ‘Topçinjtë’ në shok, penallti të cilën e ka konkretizuar Roberto Pereyra dhe 2:2. Kapiteni Granit Xhaka me Arsenalin luftuan deri në fund por nuk ia dolën që të kthehen me tri pikë. Arsenali është në vend të shtatë me 8 pikë dhe Watfordi i fundit me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat