I bërtiti gjyqtarit “Shko q…!”, ndëshkohet me të kuq trajneri i Barcelonës, Valdes

Futboll

I bërtiti gjyqtarit “Shko q…!”, ndëshkohet me të kuq trajneri i Barcelonës, Valdes

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 23:40
Victor Valdes

Trajneri i U-19 të Barcelonës, Victor Valdes u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e tij të parë në kampionat si kreu i skuadrës blaugrana.

Sipas medias spanjolle “Sport”, përjashtimi i ish-portierit të katalanasve erdhi pasi ai përdori një fjalor të pisët ndaj gjyqtarit.

“Victor Valdes bërtiti: ‘Shko q…’ duke iu drejtuar gjyqtarit, pasi ky i fundit kishte akorduar një goditje dënimi në dëm të Barcelonës”, citon media spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat