“Pa Van Dijk, Liverpool do ta kishte të vështirë të hynte në top katërshe”

Futboll

“Pa Van Dijk, Liverpool do ta kishte të vështirë të hynte në top katërshe”

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 09:42
Virgil van Dijk

Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Redknapp beson që Liverpool do ta kishte të vështirë të hyjë në top katërshe nëse nuk do ta kishin qendërmbrojtësin, Virgil van Dijk.

Redknapp beson që këtë rëndësi e ka edhe qendërmbrojtësi, Aymeric Laporte tek Manchester City.

Ai gjithashtu ka thënë se “Reds” janë favorit për ta fituar Premier Ligën.

“Liverpool është favorit. Nëse Van Dijk nuk do ishte në Liverpool, klubi do ta kishte të vështirë për të hyrë në top katërshe. E vendos në ekip, je në vendin e dytë me 97 pikë dhe arrin të fitosh Ligën e Kampionëve. Këtë ndryshim e ka edhe Laporte te City”, deklaroi ai.

Liverpool për momentin është në vendin e parë në tabelë pasi ka fituar të gjitha ndeshjet dhe është pesë pikë larg Manchester Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat