‘Muri i verdhë’ i Dortmund po e josh Messin

Futboll

‘Muri i verdhë’ i Dortmund po e josh Messin

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Barcelona do të ketë një test mjaft të vështirë nesër, kur do të përballet me Dortmund.

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve, Barcelona dhe Dortmund do të vihen dy herë përballë njëra tjetrës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet nesër, në stadiumin ‘Signal Iduna Park’, në Gjermani.

Për këtë ndeshje, me shumë gjasë do të mungojë Lionel Messi, i cili duket se kishte shumë dëshirë të luante në këtë stadium.

“Vërtetë doja ta njihja stadiumin, sepse nuk kam luajtur kurrë aty dhe gjithmonë më ka dhënë ndjenja të mira kur shihja njerëzit si e përjetonin” ka thënë Messi.

Argjentinasi është stërvitur dje me grupin e skuadrës, por është e vështirë të thuhet se ai do të ketë minuta në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat